Lajmet

Facebook mbush 13 vite, feston me video dhe GIF dedikuar “Ditës së Miqësisë”

Feb 2 2017
0 Shpërndarje
Dita e sotme është ditë historike për Facebook. Rrjeti social i cili mbushi 13 vite tashmë nuk është një fëmijë por adoleshent. Facebook mbush 13 vite, feston me video dhe GIF dedikuar “Ditës së Miqësisë”

13 vite më parë kompania e themeluar si një rrjet social është rritur sot në një gjigand teknologjik me 1,89 miliard përdorues aktivë. Për ta festuar këtë ditë rrjeti social ka sjellur disa video të personalizuara.

Dhe nëse nuk u mjafton, në Messenger do të gjeni imazhe të reja të animuara GIF. Ashu si vitin e kaluar përdoruesit do të shohin video me titullin “Friends Day” të cilat përmbajnë një set kujtimesh dhe miqësish.

Ajo do të ofrohet vetëm për ju dhe mund ta editoni e ta ndani me miqtë tuaj. Për të shmangur momente jo të mira, videot “Friends Day” mund të modifikohen.

E nëse doni ti shprehje mirënjohje të veçantë një prej miqve, Facebook Messenger sjell GIF-ët e “Friends Day” të cilat mund të dërgohen në çdo bisedë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>