Lajmet

Facebook mbyll kopjen e Snapchat, aplikacionin Lifestage

Aug 9 2017
0 Shpërndarje
Facebook tha se Lifestage ishte dizajnuar për ta bërë më të lehtë komunikimin mes adoleshentëve Amerikanë në shkolla. Facebook mbyll kopjen e Snapchat, aplikacionin Lifestage Photo Source: Facebook

Pothuajse një vit më parë, Facebook zbuloi Lifestage, aplikacioni iOS dizajnuar për të ndarë foto dhe video.

Tashmë kompania vrau platformën duke e larguar plotësisht nga App Store. Lifestage, e cila ishte një kopje e Snapchat, ishte ndërtuar nga punonjësi 20 vjeçar i Facebook Michael Sayman.

Aplikacioni dështoi të tërhiqte mjaftueshëm vëmendje dhe nxiti shumë shqetësime rreth sigurisë së tij sepse nuk ekziston një mënyrë ku përdoruesit mund të verifikonin se ishin nën moshën 21 vjeç.

Facebook tha se Lifestage ishte dizajnuar për ta bërë më të lehtë komunikimin mes adoleshentëve Amerikanë në shkolla. Kompania premtoi se do të inkorporonte pjesë të rëndësishme të aplikacionit në rrjetin social Facebook.

Tentativat e Facebook për të kopjuar Snapchat nuk reshteshin një vit më parë, ndërsa historitë e implementuara në Instagram korrën një sukses të paprecedent.

Në Qershor ato arritën 250 milion përdorues, shumë më tepër sesa vetë Snapchat me 166 milion përdorues. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>