Blog

Facebook mbyll llogaritë e ushtrisë së Mjanmar me 12 milion ndjekës

Aug 27 2018
0 Shpërndarje
Raporti i OKB-së thotë se komandanti i përgjithshëm dhe pesë gjeneralë të tjerë duhen dënuar. Facebook mbyll llogaritë e ushtrisë së Mjanmar me 12 milion ndjekës

Facebook tha ditën e Hëne se kishte përjashtuar nga rrjeti social disa zyrtarë të lartë të ushtrisë së Mjanmar për të parandaluar keqinformimin dhe përhapjen e urrejtjes.

Gjithashtu rrjeti social bëri të ditur se dhjetëra llogari të tjera janë fshirë duke dërguar kanalin kryesor të informacionit të ushtrisë në blackout.

Faqet e tyre ndiqeshin nga miliona njerëz në mbarë vendin.

Aksioni i Facebook shton presionin ndaj gjeneralëve pak orë pasi hetuesit e Kombeve të Bashkuara thanë se ushtria kishte kryer vrasje masive dhe përdhunime të myslimanëve Rohingia.

Raporti i OKB-së thotë se komandanti i përgjithshëm dhe pesë gjeneralë të tjerë duhen dënuar.

18 llogari në Facebook, 1 në Instagram dhe 52 faqe ndjekur nga 12 milion njerëz janë bllokuar.

Kjo është hera e parë që Facebook reagon në këtë mënyrë ndaj liderëve politik dhe ushtarak të një vendi. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>