Lajmet

Facebook mbylli një aplikacion që bleu tetë muaj më parë

Jul 3 2018
0 Shpërndarje
Me Instagram Stories që vazhdojnë të rriten me shpejtësi, Facebook nuk mund të ndihet si I kërcënuar nga rënia e aplikacioneve miqësore ndaj të rinjve siç ishte dikur. Facebook mbylli një aplikacion që bleu tetë muaj më parë

Facebook po mbyll Moves, Hello dhe Tbh, një trio aplikacionesh të lançuar ose marrë gjatë katër viteve të fundit që nuk kanë tërhequr audienca të mëdha.

Facebook thotë se mbyllen të tre për shkak të “përdorimit të ulët” dhe se do të fshijë të gjitha të dhënat e tyre të përdoruesit brenda 90 ditëve.

Në rastin e Moves, një aplikacion i gjurmimit të palestrave i lançuar në 2013 dhe i blerë nga Facebook një vit më vonë, dhe Hello, një aplikacion Android që bashkoi detajet e Facebook me informacionin e kontakteve, çështja nuk ishte thjesht mungesa e audiencës, por mungesa e zhvillimit. Hello dukej sikur do t’ia  dilte katër muaj përpara se të braktisej.

Tbh duhej të ishte një marrëveshje më e madhe. Ishte një aplikacion anonim i mediave sociale që u lejoi studentëve të shkollave të mesme të dërgonin komplimente të shkruara me njëri-tjetrin.

Aplikacioni ishte një kthesë e këndshme për diçka si Yik Yak – duke u përqendruar tek audiencat e reja dhe anonimiteti, por në thelb duke tejçuar pozitivitet.

Tbh vazhdoi të përditësohet dhe madje lançoi një funksion të mesazheve kohët e fundit. Por me sa duket kjo nuk ishte e mjaftueshme.

Nga tre aplikacionet, ky duket si dështimi më i madh për shkak se Facebook bleu aplikacionin në tetor dhe startoi vetëm 11 muaj më parë.

Facebook ka kaluar nëpër faza ku vendos të eksperimentojë me shumë aplikacione të reja duke thyer pjesë të Facebook ose duke provuar ide të reja.

Në disa raste, është e mundur që Facebook ka qënë aq ose më shumë e interesuar për ekipin që qëndronte pas aplikacionit sesa aplikacioni aktual.

Me Instagram Stories që vazhdojnë të rriten me shpejtësi, Facebook nuk mund të ndihet si I kërcënuar nga rënia e aplikacioneve miqësore ndaj të rinjve siç ishte dikur.

Por dështimi i TBH-së është ende një kujtesë e qartë se sa i vështirë është suksesi në treg. Facebook thotë se mbyllja e këtyre aplikacioneve do të lejojë që ajo të prioritizojë më mirë burimet e saj. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>