Analiza

Facebook me 1 miliard përdorues aktivë nga pajisjet mobile dhe 200 milionë në Instagram

Mar 26 2014
0 Shpërndarje
Facebook me 1 miliard përdorues aktivë nga pajisjet mobile dhe 200 milionë në Instagram

Facebook3Facebook gjatë ditës së martë ka lajmëruar për një arritjeje të re të mahnitshme, teksa kompania iu përgjigj pyetjeve rreth blerjes së befasishme të kompanisë Oculus Rift, e cila prodhon pajisje që vendosen në kokë, duke paraqitur realitetin virtual.

Kompania, që ka investuar shumë në zhvillimin e softuerëve për pajisje mobile dhe tani ka 1 miliard përdorues aktivë mujorë të aplikacioneve të veta, që paraqet një rritje nga 945 milionë sa ishin gjatë dhjetorit, ka treguar për analistët në një konferencë CEO i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

Zuckerberg po ashtu tha që Instagram tani ka më tepër se 200 milionë përdorues, që është një ngritje nga 100 milionë sa ishin kur Facebook e bleu kompaninë pothuajse dy vite më parë dhe 150 milionë që nga hera e fundit që kompania e përditësoi shifrën publikisht.

Shifrat paraqesin rritje të shëndoshë të rrjetit për shpërndarje të fotografive, të cilit Facebook ia ka mundësuar të zhvillohet në mënyrë të pavarur që nga blerja. Suksesi i këtij rrjeti mund të ketë ndikuar që t’i bindë themeluesit e Oculus Rift që kompania e tyre do ta mbante një shkallë të pavarësisë pasi të bëhet pjesë e rrjetit më të madh social në botë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>