Vëzhgim

Facebook me ambicie të reja… do të vazhdojë ku e la MySpace’i

Jun 21 2011
0 Shpërndarje
Facebook me ambicie të reja… do të vazhdojë ku e la MySpace’i

Marrëveshja e re siç duket do të përfshijë partneritet me shërbimin muzikor ndërkombëtar Spotify, dhe ndoshta edhe me shërbime tjera muzikore që janë në bisedime me Facebook. 

Sipas Malik, do të ketë integrim të thellë të muzikës në kuadër të faqes, duke përfshirë edhe një link të zakonshëm në anën e majtë afër pjesëve si “Fotografi”, “Miq”, “Grupe”, “Faqe”dhe “Lojëra”. Duke klikuar këtë link do të hapet një ndërfaqe për muzikë të cilën përdoruesit do të jenë në gjendje ta shfrytëzojnë për të dëgjuar muzikë prej partnerëve muzikor të Facebook.

Në këtë faqe përdoruesi do të shoh këngë të rekomanduara prej miqve, paralajmërime në lidhje me atë se çka kanë dëgjuar miqtë e tyre, top këngët dhe albumet në mesin e miqve, një element që tregon se çka po dëgjohet tani, etj. Sipas përshkrimit integrimi do të jetë hapi i radhës i rrjetit më të madh social në botë, por megjithatë nga historia e dimë se Facebook ka evituar këtë rrugë. Përveç aplikacioneve të palëve të treta nuk ka pasur “Facebook Music”të ofruar tek më shumë se gjysmë miliard përdoruesit e rrjetit. Por mesa duket vrasja e MySpace është e paevitueshme.

Konkurrenti i fokusuar në muzikë MySpace po ka vështirësi për të gjetur një blerës, dhe pavarësisht se ka kaluar koha e tij, MySpace ishte vendi ku njerëzit mësuan për grupe muzikor, artist apo edhe rekomandime prej miqve. Sipas Malik shërbimi muzikor i Facebook në anën tjetër do të jetë më i pastër dhe do të ndërtohet në fuqitë kryesore të Facebook.

Sipas analistëve Facebook Music ka gjasa të tejkalojë edhe suksesin e dështuar të rrjetit muzikor të Apple, “Ping”gjë dështoi ende pa ja nisur mirë. Sipas asaj që po shihet tani Facebook po zbret në skenë duke konkurruar edhe me Ping edhe me MySpace. Kjo është një formulë që ka gjasa të funksionojë, duke hequr në këtë formë edhe më tej urinë e përdoruesve në rrjetet sociale. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>