Lajmet

Facebook me dy ndërfaqe të reja aplikacionesh, në përpjekje për ti ngjarë Twitter-it

Sep 10 2013
0 Shpërndarje
Facebook me dy ndërfaqe të reja aplikacionesh, në përpjekje për ti ngjarë Twitter-it

Facebook-u po ndërmerr një hap të ri për të treguar që njësoj si Twitter edhe rrjeti social më i madh në botë është një mundësi e mirë për bisedat në kohë reale.

Facebook-u lajmëroi të hënën se ka lançuar dy ndërfaqe të reja aplikacionesh për t’iu ardhur në ndihmë publikuesve të gjurmojnë dhe të përfshihen në diskutimet e rrjetit social.

Një ndërfaqe tregon në kohë reale informacione të postimeve publike që lidhen me një fjalë specifike, ndërkohë ndërfaqja tjetër i ndihmon të kategorizojnë diskutimet sipas demografive të ndryshme.

“Duke filluar që sot, organizatat përkatëse të lajmeve mund të integrojnë bisedimet në Facebook në tabelat e tyre duke i kategorizuar apo duke marrë informacione në kohë reale mbi diskutime të ndryshme” – tha kompania në një lajmërim. Fillimisht këto ndërfaqe do ti vijnë në ndihmë vetëm ndaj disa prej publikuesve dhe organizatave botërore, ndërkohë në javët në vazhdim do shtohet numri.

Në një shembull, Facebook-u deklaroi se një rrjet si NBC mund ti përdor këto mjete të reja për të treguar se sa njerëz në Facebook flasin rreth një subjekti popullor, mund ti kategorizojë gjithashtu dhe në grupime të ndryshme këto informacione.

Gjatë muajve të fundit Facebook-u ka prezantuar “hashtags”, postimet e lidhura dhe temat më në trend, karakteristika këto të Twitter-it.

Qëllimi i Facebook-ut me aktivizimin e këtyre dy ndërfaqeve është të ofrojë mundësi të bisedave dhe analizave në kohë reale. (PCWorld Albanian)

sheryl

Lajmet e fundit>