Harduer

Facebook me Microsoft për të lëshuar smartphone?

May 9 2012
0 Shpërndarje
Facebook me Microsoft për të lëshuar smartphone?
Teksa rrjeti Facebook përgatitet të ofertojë publikisht aksionet e veta dhe Microsfot përgatitet të përfitojë më shumë se 1 miliard dollarë nga një investim që e kishte bërë në rrjetin shoqëror gjashtë vite më parë, janë paraqitur thashetheme që dy ndërmarrjet janë duke punuar në një smartphone.

Gazeta Puget Sound Business zbuloi mardhënien në mes dy ndërmarrjeve gjatë javës së kaluar, duke përfshirë posedimin prej 1.6% të Microsoftit në Facebook dhe shitjen e fundit prej 550 milionë dollarë të patentave dhe licencave për Facebookun. Asnjëra ndërmarrje nuk dëshironte që ta komentonte këtë gjë.

Por gjatë kësaj jave, thashethemet janë duke dalë sërish që Microsoft është duke e hedhur pajisjen e vet Windows Phone si platformë për Facebookun që të lëshojë një smartphone të vetin.

Nuk dihet saktë se kur ose si do të jetë marrëveshja e Facebookut, por duke e ditur faktin që të dy ndërmarrjet i kanë sfiduesit e ngjashëm në treg, si Apple dhe Google, një bashkëpunim i mundshëm do të kishte mjaft kuptim./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>