Lajmet

Facebook më në fund dëshmon se me të vërtetë interesohet për privatësinë e përdoruesve

May 23 2014
0 Shpërndarje
Facebook më në fund dëshmon se me të vërtetë interesohet për privatësinë e përdoruesve

facebook_privacy-100269216-largeKur ju në fillim regjistroheshit në Facebook pak vite më parë, të gjitha postimet tuaja ishin publike derisa ju ti ndryshonit ato në cilësimet e privatësisë. Në një tjetër angazhim për përmirësimin e privatësisë, Facebook tashmë do të limitojë postimet vetëm për miqtë tuaj në Facebook duke mos u bërë publike menjëherë sapo bëni një postim në profilin tuaj. Pse vjen ky ndryshim? Facebook tha se feedback-u juaj rreth momenteve shqetësuese, domethënë kur postonit diçka vetëm për miqtë tuaj dhe ishte publike për të gjithë, ka çuar në këtë ndryshim.

“Ne e dimë se është më e dëmshme për dikë që aksidentalisht të ndajë diçka me të gjithë kur dëshiron ta ndajë veç me miqtë krahasuar më të kundërtën e saj”, tha Facebook ditën e enjte. Jemi të sigurtë se përdoruesit e kanë thënë këtë gjë me vite, por më mirë vonë se kurrë. Përdoruesit e rinj gjithashtu do tu kërkohet të zgjedhin mënyrën e postimeve nëse do të jenë publike ose jo për postimet e ardhshme. Nëse ata nuk e zgjedhin një opsion, Facebook do të zgjedhë automatikisht opsionin vetëm miqtë.

Është paksa e çuditshme që rrjetit social Facebook iu desh kaq shumë kohë të kuptojë se bërja publike automatikisht e postimeve duke ju servirur informacionin tuaj palëve të treta ishte paksa kërcënuese për privatësinë. Njerëzit mund të mos e përdorin Facebook-un për të shpërndarë informacion. Ata e përdorin për të lidhur më miqtë dhe familjen. Duke i bërë postimet automatikisht të dukshme vetëm për miqtë dhe duke prezantuar një mënyrë private për të provuar aplikacione të reja me identifikim anonim kompania si duket po përqendrohet më shumë në privatësinë e përdoruesve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>