Lajmet

Facebook më në fund lançon “Facebook at Work”

Jan 15 2015
0 Shpërndarje
Facebook më në fund lançon “Facebook at Work”

facebookRrjeti social Facebook ka lançuar produktin e tij më të fundit që i lejon kompanitë të krijojnë versionin e tyre të personalizuar të Facebook. Bëhet fjalë për “Facebook at Work” i cili vjen me aplikacionin shoqërues për iOS dhe Android të quajtur ‘Work’. Një version për kompjuterë i shërbimit të ri është gjithashtu i disponueshëm dhe mund të aksesohet nga llogaria kryesore e çdo përdoruesi të Facebook.

Facebook at Work do të pasqyrojë versionin zyrtar të Facebook në termat e funksionalitetit dhe paraqitjes. Aty do të ketë profile, faqja kryesore, evente, mesazhe dhe grupe që kompania pretendon të zëvendësojnë e-mailet. Por sigurisht që ky shërbim ka dhe disa ndryshime. Në të nuk do të shfaqen reklama dhe të dhënat e përdoruesit nuk do të jenë të aksesueshme. Facebook at Work do të jetë afërsisht si një ekosistem privat, i mbyllur dhe i aksesueshëm vetëm nga ata që punojnë brenda një kompanie të caktuar.

Aktualisht individë të caktuar po e përdorin këtë shërbim për ta testuar falas por ka të ngjarë që Facebook të aplikojë strategjinë e abonimeve. Me lançimin e këtij shërbimi, Facebook po përpiqet të pozicionojë veten kundër alternativave aktuale për komunikim në punë siç janë Slack dhe Yammer. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>