Biznes

Facebook me qendër dyfish më të madhe në Evropë

Jan 22 2012
0 Shpërndarje
Facebook me qendër dyfish më të madhe në Evropë

Kur bëhet fjalë për Facebook gjithmonë ka diçka të re për të plasuar para audiencës dhe kësaj radhe gjiganti në fjalë është duke konsideruar mundësitë e dyfishimit të madhësisë së qendërs së saj në Evropë, përkatësisht të asaj që ndodhet në Dublin.

Qendra e Facebook në Dublin ka rreth 5,000 metra katrorë dhe dyfshimi do ta bënte hapësirën mjaft të madhe për punë. Sipas Bloomberg, që ka cituar tre njerëz të afërt me këtë ngjarje, Facebook është duke konsideruar mundësinë për të marr me qira rreth 11,500 metra katrorë në lokacione të ndryshme, duke përfshirë edhe ndërtesën e Bankës Qendrore të Irlandës. 

Zyra në Dublin, që është hapur nga Facebook pothuajse para katër viteve, është përgjegjëse për të gjithë përdoruesit e faqes së rjetit social që janë jashtë SHBA’s dhe Kanadasë. Irish Times thekson se në këtë qendër janë të punsëuar mbi 300 njerëz me bazë në Dublin, dhe të cilët kryesisht merren me reklamim, përkrahje të faqeve me shumë gjuhë, finanaca, resurse humane, operacione të përdoruesve dhe zhvillim. 

Përveç kësaj thuhet se Facebook po dëshiron të ndërtojë një server farm të jashtëzakonshme në Suedi, afër zones së rrethit të Arktikut, për të përmirësuar performanceën e faqes për përdoruesit Evropian. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>