Lajmet

Facebook me qendër të aplikacioneve

Jun 8 2012
0 Shpërndarje
Facebook me qendër të aplikacioneve

Facebook ka më shumë aplikacione se “Angry Birds” dhe Pinterest, por shumë përdorues nuk mund ta dinë këtë sepse nuk ka pasur një metodë të duhur për t’i gjetur ato.

Facebook është duke provuar që ta ndryshojë këtë. Të enjten, Facebook lansoi qendrën e vet të aplikacioneve për pothuajse 1 miliard përdorues të vet, në mënyrë që ata të mund t’i gjejnë aplikacionet e ndryshme më lehtë me anë të komponentës sociale. Qendra e aplikacioneve, që është e disponueshme në Ueb faqen e Facebook dhe në pajisjet që e kanë sistemin operativ Android dhe iOS, do t’i këshilloj përdoruesit për aplikacione bazuar në interesimet e tyre, llojet e aplikacioneve që miqtë e tyre i pëlqejnë, apo që i kanë pëlqyer në të kaluarën.

Shumë njerëz kuptojnë për aplikacionet në Facebook në forma të ndryshme, që mbase mund të jenë edhe të bezdisshme nga miqtë e tyre. Këto kërkesa për t’i përdorur aplikacionet nga miqtë nuk përkojnë domosdoshmërisht me interesimet e përdoruesve. Qendra e re e aplikacioneve në fillim do të ofroj rreth 600 aplikacione për Facebook, shumica prej të cilave janë lojëra. Lojërat si “CityVille” e Zyngas dhe “The Sims” e Electronic Arts, aktualisht janë llojet më të popullarizuara të aplikacioneve në Facebook. (PCWorld Albanian  /The Associated Press)

Lajmet e fundit>