Biznes

Facebook mer aprovimin e fundit për blerjen e WhatsApp

Oct 4 2014
0 Shpërndarje
Facebook mer aprovimin e fundit për blerjen e WhatsApp

03bits-whatsapp-tmagArticleBlerja e aplikacionit WhatsApp nga Facebook për 19 miliardë dollarë është në hapat e saj të fundit. Autoritetet e konkurrencës në Evropë miratuan marrëveshjen në fjalë megjithë kundërshtimin e bujshëm të kompanive të tjera të telekomunikacionit, të cilat kanë shprehur shqetësimin se kjo marrëveshje midis Facebook dhe WhatsApp do të dëmtojë bizneset e tjera që ofrojnë shërbime të përafërta me to. “Kemi ardhur në përfundimin se kjo nuk do të pengojë konkurrencën në këtë treg dinamik dhe në rritje,” thotë Joaquín Almunia, përfaqësues i autoriteteve europiane në një deklaratë. “Konsumatorët do të vazhdojnë të kenë një zgjedhje të gjerë të aplikacioneve të komunikimit.”

Miratimi unanim i autoriteteve në Europë, i cili pasoi miratimin e autoriteteve përkatëse amerikane në prill, ishte dhe hapi i fundit i marrëveshjes. Hapi tjetër tani është mbyllja e procesit të blerjes, i cili pritet të zgjasë më pak se dy muaj. WhatsApp, i cili bazohet në Kaliforni, ofron shërbimin e tij kundrejt një pagese prej 99 cent për vit. Ndërsa përdoruesit e WhatsApp dhe Facebook Messenger arrijnë në një miliard njerëz, shumica e tyre jashtë SHBA-së, autoritetet europiane besojnë se ka ende konkurrencë të mjaftueshme në treg për ti dhënë konsumatorëve mundësi zgjedhjeje të mjaftueshme.

Megjithatë, operatorët e kompanive të telekomunikimit në Evropë shqetësohen pasi sipas tyre si shërbimet e ofruara nga Facebook dhe nga WhatsApp konkurrojnë drejtpërdrejt me bizneset ekzistuese të tyre të komunikimit me mesazhe tekst, të cilat ende gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme për shumë kompani me emër. Gjatë këtij viti, drejtori ekzekutiv i WhatsApp gjithashtu njoftoi se kompania do të fillojë ofrimin e telefonatave nëpërmjet smartfonëve duke përdorur internetin duke njoftuar në një farë mënyre dhe zgjerimin e shërbimeve që WhatsApp ofron, duke u bërë akoma më shumë konkurrencë operatorëve të industrisë së telekomunikacionit.

Nga ana tjetër, grupe të ndryshme e kanë kritikuar blerjen e WhatsApp nga Facebook, pasi ata kanë frikë se rrjeti social do ti ngatërrojë të dhënat e regjistruara në të me ato të regjistruara në WhatsApp. Por, këtyre kritikave të dy kompanitë ju janë përgjigjur duke thënë se ata nuk do ta shkëmbejnë informacionin ndërmjet shërbimeve të ndryshme. Edhe pse autoritetet Europiane mbajnë një qëndrim të ashpër për mënyrën se si kompanitë përdorin të dhënat në internet të individëve, këto pretendime nuk u përfshinë në kontratën multimilardë dollarëshe. “Çdo shqetësim i lidhur me privatësinë i cili rrjedh nga rritja e përqendrimit të të dhënave brenda kontrollit të Facebook, si rezultat i transaksionit, është jashtë kuadrit të ligjit të konkurrencës nga BE,”-tha Komisioni Evropian në deklaratën e tij. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>