Vëzhgim

Facebook merr Instagram, përdoruesit të pakënaqur

Apr 10 2012
0 Shpërndarje
Facebook merr Instagram, përdoruesit të pakënaqur

Një raport i paraqitur në TechCrunch tha që “Insta-Backlash” kishte treguar për shumë përdorues në Twitter që po cicëronin për qëllimet e tyre për t’i fshirë llogaritë e tyre në Instagra – më keq se sa kur Instagram ishte lëshuar në Android.

“Disa blogje të teknologjisë madje janë duke postuar mënyra dhe vegla që gjithashtu mund të ju ndihmojnë që t’i nxirrni të dhënat tuaja nga shërbimi, si Instaport, për shembull. Në Hacker News, një përdorues e paraqiti faqen Instagram që ua mundëson fshirjen e llogarisë tuaj. Urra,” thuhej në të.

U tregua që shumë cicërima tregonin për pakënaqësinë e përdoruesve rreth asaj që kurrë nuk do të jetë njëjtë për Instagram sapo të jetë gëlltitur nga rrjeti Facebook.

Kjo u paraqit megjithë paralajmërimet siguruese të rrjetit Facebook dhe Instagram që nuk po planifikojnë ndryshimin e rrugës se si funksionon rrjeti për shpërndarje të fotografive.

Por TechCrunch tha që më shumë përdorues ishin brengosur për rrugët pushtuese të privatësisë nga Facebook dhe postuan cicërime në lidhje me atë se si Facebook do të bëjë grumbullimin e të gjithë informacionit personal të përdoruesve në një bazë të madhe të dhënash … “kështu që më mirë nxirrni të dhënat tuaja jashtë tani përpara se të jetë shumë vonë!”

Njëri nga ata që paralajmëronin largimin nga aplikacioni Instagram ishte Xeni Jardin nga Boing Boing, që u citua duke thënë disa fjalë të cilat nuk po i përfshijmë për shkak të sharjeve që përfshihen në to, por në ato fjalë kritikohet ashpër privatësia e katandisur e rrjetit Facebook./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>