Analiza

Facebook Messages gati për të zënë vendin e e-mail

Feb 9 2011
0 Shpërndarje
Facebook Messages gati për të zënë vendin e e-mail

Facebook është ende në proces të paraqitjes së aplikacionit të saj Messages, por në bazë të disa studimeve të bërë së fundi del se veçoria e rrjetit social për mesazhe veçse është e renditur në një pozicion të mirë. Një studim i bërë nga comScore ka shpalosur se e-mail me bazë në ueb është duke humbur popullaritetin e saj, duke pësuar një rënie prej 8 për qind gjatë vitit të kaluar. Natyrisht, 12 deri në 17 vjeçarët ka gjasa të jenë të parët që kanë larguar prej vetës sistemin arkaik të komunikimit, e pas tyre paraqiten grupmoshat 18 deri në 24 vjeç, si dhe 25 deri në 34 vjeç të cilët duket se janë futur në këtë renditje me një ndikim më të theksuar.

Sistemi i mesazheve pranë Facebook ka nuk do të jetë një vrasëses i e-mail por thjeshtë po kërkon të paraqitet si një zëvendësim i tij. Gjersa më shumë e më shumë konsumatorët të moshave të ndryshme po tentojnë të largohen prej e-mal në pajisjet tjera të komunikimit (mesazhe të çastit, rrjete sociale, dhe SMS), ka mundësi që një platformë “e-mail” me bazë në ueb të arrij suksesin e duhur. Dhe këtu duket se qartë sinjalet tregojnë kah Facebook.. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>