Lajmet

Facebook Messeger arrin shifrën e 500 milionë shkarkimeve

Aug 20 2014
0 Shpërndarje
Facebook Messeger arrin shifrën e 500 milionë shkarkimeve

gsmarena_001Facebook ka nxjerrë jashtë funksionit “chatin” e aplikacionit në mënyrë që ti japë më shumë rëndësi aplikacionit komunikues Messenger. Me përditësimin e ri, nëse ju nuk keni të instaluar aplikacionin Facebook Messenger nuk do të keni mundësi të komunikoni nëpërmjet Facebook. Ky aplikacion për këtë shkak edhe pse nuk pëlqehet shumë nga përdoruesit ka arritur shifrën rekord të 500 milionë shkarkimeve.

Facebook është aplikacioni më i famshëm në telefonët inteligjent, prandaj kompania ka synuar të njëjtën gjë edhe për Facebook Messenger. Përpara përditësimit të ri , Facebook Messenger ishte më i famshëm se Twitter dhe Google+ së bashku.

Facebook po përpiqet të gjejë mënyra të ndryshme për të rritur të ardhurat e kompanisë akoma më shumë. Edhe pse Facebook Messenger ka arritur këtë numër rekord shkarkimesh, të gjithë përdoruesit kanë lënë vlerësimin më të ulët në seksionin e përshtypjeve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>