Lajmet

Facebook Messenger me 1.2 miliard përdorues aktivë

Apr 13 2017
0 Shpërndarje
Vetëm muajin e kaluar këtij shërbimi janë bashkuar pagesat në grupe, reagimet dhe gjurmimi i bashkëfolësve në kohë reale. Facebook Messenger me 1.2 miliard përdorues aktivë Photo Source: Facebook

Ditën e Mërkure rrjeti social më i madh në botë Facebook tha se aplikacioni Messenger përdoret rregullisht nga mëse 1.2 miliard njerëz në mbarë botën.

Kjo shifër është goxha e lartë nëse e vëmë në perspektivë: Toka ka 7.5 miliard banorë. Që nga ndarja nga aplikacioni kryesor në 2014-ën, Facebook e ka trajtuar Messenger si një platformë ku përdoruesit merrni shërbimet të ndryshme përveç lojërave, video thirrjeve apo sticker-ave.

Vetëm muajin e kaluar këtij shërbimi janë bashkuar pagesat në grupe, reagimet dhe gjurmimi i bashkëfolësve në kohë reale.

Në dy vitet e fundit Messenger ka shënuar boom në numrin e përdoruesve. Në Korrik të 2016-ës Facebook tha se Messenger kishte 1 miliard përdorues. Në Shkurt tha se 1 miliard mesazhe dërgohen çdo ditë në Messenger.

Sot Messenger ka dyfishin e përdoruesve të Instagram duke u vendosur në një linjë me WhatsApp. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>