Lajmet

Facebook Messenger, aplikacioni numër 1 në App Store, me vlerësimin mesatar prej një ylli

Aug 9 2014
0 Shpërndarje
Facebook Messenger, aplikacioni numër 1 në App Store, me vlerësimin mesatar prej një ylli

fb-messengerFacebook Messenger tani ka ardhur zyrtarisht, duke i detyruar përdoruesit e aplikacionit Facebook që ta shkarkojnë atë, por ata nuk janë të kënaqur me këtë gjë. Kjo e ka vendosur aplikacionin në një pozitë unike të të qenit si aplikacioni numër një pa pagesë në App Store, por që ka marrë një vlerësim mjaft negativ.

Për momentin, versioni i tanishëm i aplikacionit – i lëshuar javën e kaluar, kur Facebook filloi të përgatis ndarjen – ka një vlerësim prej një ylli. Siç duket, kjo mund të jetë arritur për shkak të kalimit të detyruar në versionin e ri të aplikacionit; të gjitha versionet e kaluara të aplikacionit, i cili për herë të parë kishte dalë tre vite më parë, ishin pranuar në përgjithësi mjaft mirë. Versionet e kaluara mesatarisht kanë mare një vlerësim prej katër yjve.

Screen-Shot-2014-08-08-at-11.29.51-AMNë Android, aplikacioni ende ka një vlerësim mesatar prej katër yjeve – për shkak se, për dallim nga App Store, ku vlerësimet bazohen në versionin më të fundit, vlerësimet në Google Play grumbullohen për të gjitha versionet e aplikacionit. Por edhe në Play, vëzhgimet e fundit janë mjaft negative. Ky trend nuk është i kufizuar vetëm në ndonjë shtet, por përfshin vlerësimet në pothuajse çdo shtet që ka qasje në App Store.

Screen-Shot-2014-08-08-at-1.12.29-PMDerisa përdoruesit janë duke u ankuar për çdo gjë, nga funksionimi i dobët, deri tek shqetësimet për privatësi, duket që shumica janë duke u ankuar për kalimin e detyruar në versionin e ri. Kjo i ka zhgënjyer përdoruesit, të cilët kanë shkuar më pas në dyqanet e aplikacioneve përkatëse për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Ndryshimet në Facebook – në veçanti dizajni i ri i kohështrirjes dhe furnizuesit me përditësime – janë pritur me rezistencë nga përdoruesit në të kaluarën. Por me ndryshimet paraprake, përdoruesit e tërbuar kanë hapur grupe në Facebook ose peticione online për të shprehur pakënaqësinë e tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>