Lajmet

Facebook Messenger Day debuton globalisht, një tjetër klon i Snapchat Stories

Mar 9 2017
0 Shpërndarje
Ditën e sotme Facebook lançoi globalisht Messenger Day, një tjetër klon të Snapchat brenda aplikacionit të dedikuar të komunikimit në rrjetin social. Facebook Messenger Day debuton globalisht, një tjetër klon i Snapchat Stories

Pasi tërhoqi vëmendjen e miliona përdoruesve në Poloni dhe Australi, Messenger Day është i disponueshëm për të gjithë duke filluar nga dita e sotme në aplikacionet mobile të iOS dhe Android.

Me Messenger Day, përdoruesit mund të ndajnë foto dhe video të cilat zhduken pas 24 orësh. Së bashku me WhatsApp Status, Instagram Stories dhe Facebook Stories, Messenger Day mund të përdor pikën e dobët të Snapchat, numrin e përdoruesve.

Mbi 1 miliard njerëz në mbarë botën përdorin Messenger. Vlera e aksioneve të Snapchat ra sapo mësuam për Messenger Day.

Me lëvizjen më të fundit kuptuam se Facebook nuk ka frikë të kopjojë, pavarësisht çfarë thonë kritikët. E gjitha ajo që ka rëndësi është tu pëlqejë përdoruesve.

Videot dhe fotot e Messenger Day do të shfaqen në krye të ndërfaqes së aplikacionit me të njëjtin dizajn që ndihmoi Instagram Stories të arrinin 150 milion përdorues ditorë në vetëm 5 muaj.

Përdoruesit mund të dërgojnë reagime privatisht ndaj Messenger Day. Ky funksion thyen barrierat duke kaluar nga një komunikim vizual në komunkim të drejtpërdrejtë, atë që pikërisht kërkon Facebook. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>