Lajmet

Facebook Messenger dërgon para përmes PayPal

Oct 21 2017
0 Shpërndarje
Lajmi i ditës së sotme zgjeron funksionalitetet e një aplikacioni të përdorur nga 1.3 miliard përdorues aktivë në muaj. Facebook Messenger dërgon para përmes PayPal

Për herë të parë duke filluar nga dita e Premte, PayPal do të ofrojë kryerjen e pagesave P2P nga aplikacioni Facebook Messenger.

Shërbimi do të jetë fillimisht i disponueshëm për qytetarët Amerikanë tha COO i PayPal Bill Ready në një postim në blog.

Pagesat mund të kryhen brenda një biseda në Messenger. “Gjatë dërgimi të një mesazhi në Messenger, njerëzit mund të klikojnë ikonën blue përfaqësuar nga elementi “+” dhe të përzgjedhin butonin jeshil Payments për të dërguar apo kërkuar para,” tha Ready.

Vitin e kaluar PayPal prezantoi gjithashtu një bot P2P për pagesat në Slack dhe nisi një bashkëpunim me Mastercard, Visa, Vodafone dhe Alibaba.

Lajmi i ditës së sotme zgjeron funksionalitetet e një aplikacioni të përdorur nga 1.3 miliard përdorues aktivë në muaj.

Pagesat P2P për herë të parë u prezantuan në 2015-ën. Së nga lançimi i platformës së robotëve në Messenger, shërbime të tjera financiare si TransferWise, Western Union, Mastercard dhe MoneyGram janë bashkuar me botët e tyre. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>