Lajmet

Facebook Messenger me efekte të stilit të Snapchat për kamerën selfie

Dec 15 2016
0 Shpërndarje
Facebook Messenger me efekte të stilit të Snapchat për kamerën selfie

_92982535_newsroom-2Facebook shtoi filtra selfie në aplikacionin e komunikimit Messenger duke kopjuar kështu një tjetër veçori të Snapchat, Lentet.

Përditësimi më i fundit përmban mijëra maska dhe efekte speciale të cilat aplikohen gjatë komunikimit me video në kohë reale.

Sipas Facebook, një lëvizje e tillë ishte e domosdoshme duke qenë se tashmë kamera po zëvendëson tastierën në mënyrën sesi njerëzit komunikojnë.

Së fundi kjo industri është përqendruar në shtimin e veçorive dhe funksionaliteteve të reja. Saherë që një ofrues i një shërbim të tillë shton diçka të re, të tjerët duhet të reagojnë menjëherë.

Snapchat i ofronte lentet me pagesë por nga muaji Janar i bëri falas për të gjithë. Megjithatë kompania gjeneron të ardhura në këtë drejtim duke tarifuar kompanitë të cilat duan të kenë markën e tyre të lenteve.

Facebook e provoi në 2013-tën të blinte Snapchat për 3 miliard dollar por dështoi. Kjo firmë ka patur një sukses të vërtetë në joshjen e të rinjve drejt rrjetit social.

Që atëherë Facebook ka aplikuar aksiomën “Copy-Paste” për çdo risi që hidhte Snapchat. (PCWorld Albanian)

Tags >

Snapchat
Lajmet e fundit>