Lajmet

Facebook Messenger i bashkohet orëve inteligjente

Aug 8 2014
0 Shpërndarje
Facebook Messenger i bashkohet orëve inteligjente

gsmarena_001 (3)Facebook, kohët e fundit ka punuar shumë për rritjen e popullaritetit dhe përdorimit të aplikacionit Facebook Messenger. Aplikacioni për të dërguar mesazhe i rrjetit social më të madh në botë, Facebook tashmë është i gatshëm edhe për sistemin operativ të orëve inteligjente, Android Wear.

Facebook ka përditësuar dhe ka sjellë disa shërbime të reja në aplikacionin Facebook Messenger për orët inteligjente. Përdoruesit tashmë kanë mundësi të dërgojnë mesazhe nëpërmjet njohjes së zërit, pa lindur nevoja për t`i shkruar ato.

Një opsion tjetër që iu shtua aplikacionit, është edhe pëlqimi i komenteve të bashkëbiseduesit thjesht me një të prekur. Ju gjithashtu do te jeni në gjendje të bllokoni bisedat ose kontaktet që nuk preferoni në telefonin tuaj nëpërmjet Facebook Messenger në orën tuaj.

Në qoftë se ju jeni i interesuar në përdorimin e orës tuaj inteligjente për tu përgjigjur mesazheve në Facebook, gjithçka që ju duhet të bëni është që të përditësoni aplikacionin e Facebook-ut. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>