Lajmet

Facebook Messenger mund të ndajë vendodhjen live deri në 60 minuta

Mar 27 2017
0 Shpërndarje
Sipas Facebook, pyetja më e shpeshtë e dërguar përmes Messenger është "Ku ndodheni?" apo variacione të ngjashme. Facebook Messenger mund të ndajë vendodhjen live deri në 60 minuta Photo Source: Reuters

Facebook shtoi një veçori të re në aplikacionin e komunikimit Messenger ditën e sotme nëpërmjet të cilit përdoruesit mund të ndajnë vendodhjen e tyre.

Kjo lëvizje vjen vetëm një javë pasi Google solli një veçori të ngjashme në aplikacionin Maps, duke vendosur rrejtin social në konkurrencë edhe me Apple gjithashtu.

Sipas Facebook, pyetja më e shpeshtë e dërguar përmes Messenger është “Ku ndodheni?” apo variacione të ngjashme.

Ndarja e vendodhjes në Facebook Messenger do të jetë e rastit por edhe me afat kohor. Me fjalë të tjera një përdorues i cili merr një mesazh vendodhjeje me afat kohor mund të ndjekë lëvizjet deri në 60 minuta të dërguesit.

Shërbimi i Messenger ka qenë një pjesë integrale e aplikacionin parësor të Facebook. Në 2014-ën kompania vendosi ta ndante në aplikacion më vehte dhe filloi të investonte për ta bërë jo më thjeshtë aplikacioni komunikimi por platformë.

Javën e kaluar Google implementoi diçka të ngjashme në përpjekje për të rritur angazhimin në produktin e kompanisë. Aplikacioni iMessage në iPhone ka gjithashtu një funksion të ngjashëm. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>