Lajmet

Facebook Messenger sjell bashkëbisedimin me video në aplikacionet Android dhe iOS

Apr 28 2015
0 Shpërndarje
Facebook Messenger sjell bashkëbisedimin me video në aplikacionet Android dhe iOS

Video_call_button_7_.0Ditën e djeshme, aplikacionit Facebook Messenger sapo ju shtua një funksionaliteti i ri, video thirrjet. Falë të këtij opsioni përdoruesit mund bashkbisedojnë më njeri tjetrin duke u parë në fytyrë vetëm duke klikuar mbi një buton të vetëm.

Bashkbisedimi me video funksionon si në rrjetin LTE dhe në atë Wi-Fi. Duket se Facebook po kërkon të konkurojë me shërbime të tjera të tilla si Skype i Microsoft, Hangouts i Google apo dhe FaceTime të Apple.

Realisht ky funksionalitet është krijuar për një nivel mesatar përdoruesish por mund të përdoret dhe për të perfeksionuar akoma më shumë shërbimin Facebook for Work. Bashkbisedimi me video është tepër i thjeshtë për tu përdorur; mjafton të klikoni ikonën e kamerës për të nisur një thirrje drejt atij që doni të bisedoni.

Video_call_ringing.0Shefi ekzekutiv i produktit në Messenger u shpreh se Facebook po përpiqet të ofrojë një bashkëbisedim të mirë me video dhe për ata që nuk përdorin një rrjet të cilësisë së lartë. Gjatë një demostrimi u provua se kualiteti i videos ishte i kënaqshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>