Lajmet

Facebook Messenger vjen në iPad

Jul 4 2014
0 Shpërndarje
Facebook Messenger vjen në iPad

facebook_messenger_for_ipad.0_standard_640.0Facebook Messenger tani përshtatet në tabletin tuaj iPad. Një përditësim që u lëshua gjatë ditës së enjte në App Store shton një ndërfaqe shumë të kërkuar për iPad për aplikacionin shumë të popullarizuar të dërgimit të shkëmbimit të mesazheve, që ishte ri-dizajnuar gjatë vjeshtës së vitit 2013, por nuk mori një tretman për ekranin e madh.

Aplikacioni i ri Messenger është pikërisht ai që mund ta prisni, por me madhësi të rritur. Ju mund të bëni thirrje, të dërgoni porosi, të dërgoni “stickers”, video dhe të filloni biseda në grup. Facebook nuk ka dhënë informacione se kur do të vijë një version i aplikacionit për tabletët me Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>