Lajmet

Facebook: Microsoft të heqë të gjitha aplikacionet e rreme të rrjetit social nga Windows Phone Store

May 9 2013
0 Shpërndarje
Facebook: Microsoft të heqë të gjitha aplikacionet e rreme të rrjetit social nga Windows Phone Store

Facebook i ka kërkuar Microsoft-it të largojë 41 aplikacione jo zyrtare të Facebook-ut nga dyqani online i Windows Phone duke qenë se kompania po bëhet gati të lançojë aplikacionin zyrtar për këtë platformë.

Windows Phone 7 dhe 8 janë lançuar pa pasur një aplikacion zyrtar me të gjitha karakteristikat nga Facebook, ndërkohë që sistemet e tjera operative si iOS apo Android gëzojnë opsionet e plota nga rrjeti social.

Me rritjen dhe zgjerimin e Windows Phone, mungesa e një aplikacioni zyrtar për Facebook-un kishte filluar të ndihej.

Për këtë arsye, zhvilluesit u përpoqën të krijonin disa “klone” të aplikacionit të rrjetit social në platformat e tjera, për ta sjellë ata edhe për përdoruesit e Windows Phone.

Aktualisht, Facebook i ka kërkuar Microsoft-it të heqë të gjitha aplikacionet që janë zhvilluar nga persona të tretë duke qenë se po bëhet gati të lançojë versionin përfundimtar për Windows Phone 8.

Muajin e kaluar rrjeti social lançoi një version beta të aplikacionit.

Në një letër zyrtare që kompania i ka dërguar Microsoft-it, shkruhet se aplikacionet e tjera jo vetëm që janë të paligjshme por njëkohësisht mund të ngatërrojnë përdoruesit (për shembull, aplikacionet me emrin Facebook, Facebook* dhe Facebook++). (PCWorld Albanian)

facebook

Lajmet e fundit>