Biznes

Facebook mori gati 5% të përfitimeve nga reklamat në SHBA.

Jan 18 2011
0 Shpërndarje
Facebook mori gati 5% të përfitimeve nga reklamat në SHBA.

Një artikull në AdAge raporton në vlerësimet e reja nga eMarketer që e vendos përfitimin e arritur nga Facebook në 1.86 miliardë dollarë, me 1.21 miliardë dollarë që vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Kjo sjell për faqen Facebook gati 4.7 përqind të shkëmbimeve të vlerësuara nga 25.8 miliardë dollarë, sa edhe janë shpenzuar për reklamimet online në Shtetet e Bashkuara, gjatë vitit të kaluar.

Pavarësisht se është faqe faqe financiarisht tërheqëse, Facebook mund të bënte shumë më mirë. Hapësira në mes të shpërndarjes së reklamave tërheqëse dhe reklamave me dollarë tregojnë se sa dobët është duke bërë monedha nga këto reklama dhe këshillon që ka ende vend për përmirësim.

Me të vërtetë, në vitin 2012 eMarketer vlerëson që përvitimet nga reklamat online në Shtetet e Bashkuara do të mund të dyfishoheshin në 2.89 miliardë dollarë dhe do të arrijë të marrë gati 9 përqind të tortës së reklamimeve online në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, përfitimet në mbarë botën nga Facebook pritet të mbërrijnë 5.74 miliardë dollarë në vitin 2012. Si pikë krahasimi, eMarketer vlerëson që përfitimet mbarëbotërore nga reklamimet që bëhen në MySpace do të shënojnë rënie nga 470 milionë dollarë në vitin 2009 në 1.56 milionë dollarë në vitin 2012.

Më poshtë është një tabelë nga AdAge duke treguar vlerësimet për përfitimet e arritura nga reklamimet e bëra në Facebook për Shtetet e Bashkuara, që janë krahasuar me të gjitha shpenzimet që bëhen për reklama online në Shtetet e Bashkuara:

Facebook Share of Total US Online Advertising Spending, 2009-2012 (billions and % of total)
2009 2010 2011 2012
Facebook $0.56 $1.21 $2.19 $2.87
Total US online advertising spending $22.70 $25.80 $28.50 $32.60
Facebook % of total 2.4% 4.7% 7.7% 8.8%

Lajmet e fundit>