Lajmet

Facebook mund të gjurmojë të dhënat e përdoruesve për të luftuar piraterinë

Dec 5 2013
0 Shpërndarje
Facebook mund të gjurmojë të dhënat e përdoruesve për të luftuar piraterinë

fb-11-650x0Facebook po përshkallëzon përpjekjet për të luftuar piraterinë brenda rrjetit social. Kompania sapo ka regjistruar një patentë të quajtur “Përdorimi i treguesve socialë për identifikimin e përmbajtjeve të paautorizuara në sistemin e rrjetit social”, sipas të cilës Facebook do të aksesojë informacionet e profilit të përdoruesit, përfshirë këtu interesat e tij, vendndodhjen fizike dhe mardhëniet sociale për të përcaktuar nëse dokumentet që po shpërndahen janë të infektuara ose jo.

Ja se si shprehet vetë kompania për këtë çështje: “Sistemi i rrjetit social mund të koleksionojë tregues socialë mbi përmbajtjen si për shembull, diversiteti i vizitorëve të një postimi të caktuar, mardhënia midis vizitorëve dhe një përdoruesi tjetër që është etiketuar ose përmendur në postim dhe mardhënia midis vizitorëve dhe përdoruesit që ka publikuar postimin.

Këta tregues socialë do të përdoren më pas për të llogaritur disa matës që parashikojnë nëse përmbajtja e postimit përfaqëson një përdorim të paautorizuar të sistemit të rrjetit social. ”

Nuk është ende e qartë nëse kompania do t’i aplikojë këto metoda që tani apo më vonë. Megjithatë duke marrë parasysh se sa shumë postime dhe informacione personale publikojnë përdoruesit, dyshojmë se Facebook do mundet t’a aplikojë këtë patent menjëherë.

Do të ishte vërtet interesante të shihnim nëse matësit e llogaritur do të ndikojnë vërtet në luftimin e piraterisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>