Lajmet

Facebook mundëson lidhjet HTTPS për të gjithë

Nov 21 2012
0 Shpërndarje
Facebook mundëson lidhjet HTTPS për të gjithë

Me afrimin e festave të fundvitit, Facebook-u është duke i zhvendosur të gjithë përdoruesit në lidhjet HTTPS (Hypertext Transfer Protocol Secure) për të ndihmuar në bllokimin e sulmeve përgjatë rrjeteve Wi-Fi.

HTTPS është një version i sigurt i Hypertext Transfer Protocol, që është metoda themelore që shfletuesi juaj e përdor për t’u lidhur me uebfaqe.

Me një shpejtësi shumë të shpejt të përhapjes, ky rrjet ka shtuar enkriptimin e bartjes së të dhënave, duke e bërë më të vështirë për shikim të informacionit nga sulmuesit në të njëjtin rrjet. Pa HTTPS, grumbullimi i informacioneve përgjatë një rrjeti lokal është gjë mjaft e thjeshtë.

Edhe Twitter mundësoi të njëjtën gjë këtë vit

Sniferët në pako si Firesheep dhe FaceNiff janë dizajnuar posaçërisht për këtë qëllim dhe kërkojnë shumë pak njohuri teknike.

Në të vërtet, këto vegla shkaktuan një trazim të vogël kur u paraqitën së pari, sepse ato e bënë aq të lehtë për të zbuluar hollësitë për qasje të njerëzve të tjerë ose informacioneve të tjera të ndjeshme përgjatë lidhjeve standarde HTTP.

Si rezultat, më tepër shërbime të uebit kanë marrë HTTPS, përtej institucioneve financiare dhe faqeve për komercializëm elektronik. Në vitin 2010, Gmail e bëri si të nënkuptuar HTTPS-in për të gjithë përdoruesit. Twitter e bëri të njëjtën gjë këtë vit. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>