Lajmet

Facebook mundëson modifikimin e komenteve

Jul 21 2012
0 Shpërndarje
Facebook mundëson modifikimin e komenteve

Të gjithë e kemi përjetuar këtë problem, kemi shkruar diçka gabim dhe kemi dashur ta modifikojmë. Por deri tani Facebook nuk na e ka ofruar këtë mundësi. E vetmja zgjidhje ishte të fshije komentin dhe ta shkruaje sërish nga fillimi.

Por, duke nisur nga dita e enjte e kësaj jave, të gjithë përdoruesit do të kenë mundësi të modifikojnë komentet e tyre. Opsioni shfaqet në anën e djathtë të komentit, përmes një ikone të ngjashme me një laps. Pas klikimit, ju shfaqen dy alternativa – të modifikoni apo ta fshini komentin.

Faqja do të mbajë edhe një listë me të gjitha modifikimet që i janë bërë një komenti. Në këtë mënyrë, nëse dikush pëlqen një koment dhe më pas ai modifikohet, përdoruesit mund të shohin të plotë të gjitha ndryshimet që i janë bërë atij komenti. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>