Vëzhgim

Facebook Music do të ketë si partnerë Rhapsody, Soundcloud e Vevo!

Sep 18 2011
0 Shpërndarje
Facebook Music do të ketë si partnerë Rhapsody, Soundcloud e Vevo!

Partnerët e rinj thuhet se do të kenë sistemin e njëjtë dhe të unifikuar të shkëmbimit dhe lëshimit. Në modelin e përshkruar deri tani, thuhet se secili shërbim do të identifikojë detajet bazë të këngës dhe më pas do ta kalojë atë përmes Facebook dhe më pas të mundësojë që edhe shërbimet tjera të marrin të dhënat. Dëgjuesit mund të shohin muzikën e shkëmbyer prej Spotify dhe mund të marrin një link direkt për ta lëshuar nga Rdio apo ndonjë shërbim tjetër që ka këngën në repertuar. Shërbimi pritet ndjek luajtjet dhe të informojë në lidhje me rekomandime këngësh.

Detaje tjera ndërlidhjen edhe me praninë e dyqaneve për të paguar për këngë si Amazon MP3 dhe iTunes. Facebook nuk do të konkurroj direkt me shërbimet si iTunes por do të tentojë të shndërrojë vetën në një hub muzikor si tërësi. Mungesa e lojtarëve kyç si Amazon apo Apple mund të zhvendos tregun drejt ofruesve më të vegjël të cilët shpesh po vazhdojnë të kenë vështirësi për të gjetur pjesëmarrje në treg. /pcworldalbanain

Lajmet e fundit>