Lajmet

Facebook ndalon publikimin në rrjetin social për televizionin shtetëror Rus RT

Jan 19 2017
0 Shpërndarje
Televizionit Shtetëror Rus, Russia Today, i është ndaluar qasja në Facebook në mënyrë që të mos transmetojnë inaugurimin e Donald Trump thanë drejtuesit e televizionit. Facebook ndalon publikimin në rrjetin social për televizionin shtetëror Rus RT Photo Source: Reuters

Sajti nuk mund të publikojë asgjë që nga fotot dhe videot deri tek lajmet derisa ceremonia të ketë përfunduar dhe Trump të jetë bërë President.

Ky ndalim është i përkohshëm dhe do të hiqet të Shtunën në Mbrëmje që do të thotë se Russia Today do e ketë të pamundur të mbulojë mediatikisht inaugurimin e Trump i cili bëhet të Premten.

Russia Today tha se ky ndalim erdhi ngaqë kishte transmetuar live konferencën e fundit për shtyp të ish Presidentit Obama.

Facebook argumentonte se transmetimi i ngjarjes përveç prej mediave të autorizuara është shkelje e të drejtave të autorit.

Megjithatë transmetimi po realizohej nga Shtëpia e Bardhë që do të thotë se videoja nuk ishte subjekt i të drejtave autoriale. Si rezultat nuk dihet se nga ka ardhur ankesa e as kur është bërë.

Kjo ngjarje e fundit vjen në një moment kur tensionet mes Rusisë dhe SHBA-së janë rritur pas akuzave të inteligjencës Amerikane ndaj Kremlinin për manipulim të zgjedhjeve. (PCWorld Albanian)

Tags >

RTTrump
Lajmet e fundit>