Lajmet

Facebook ndërpritet për pak orë në disa shtete

Jun 19 2013
0 Shpërndarje
Facebook ndërpritet për pak orë në disa shtete

Para pak orësh, mund të mos keni mundur që të qaseni në rrjetin Facebok, por nuk ishit vetëm ju, pasi ky problem ka qenë për shumë përdorues.

Por tani, rrjeti Facebook është kthyer në gjendjen normale dhe është duke funksionuar.

Duke e përshkruar pamundësinë për t’u qasur më herët, ndërmarrja thotë: “Më herët sot, një problem i brendshëm në strukturën tonë të uebit shkaktoi që faqja të ngadalësohet ose të mos jetë në dispozicion për një periudhë të shkurtër kohore.

Ne shpejt e zgjidhëm problemin dhe tani duhet të jetë kthyer 100%. Ne ju kërkojmë falje për çfarëdo shqetësimi.”

Down for Everyonte Or Just Me thoshte po ashtu që faqja nuk funksiononte.

Ndërprerja sipas Downwhere kishte ndodhur në Brazil, Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe Kanada. Më herët gjatë këtij viti, Facebook kishte pasur një ndërprerje që zgjati një orë, por shkaktari i kësaj ndërprerjeje nuk ishte treguar.

Një situatë e ngjashme kishte ndodhur në tetorin e vitit të kaluar, kur “një ndryshim në DNS si pjesë e një testi për optimizim të trafikut”, kishte qenë shkaku për ndërprerjen e shkurtër të rrjetit. (PCWorld Albanian)

facebook

Lajmet e fundit>