Lajmet

Facebook ndryshon algoritmin, redukton shikueshmërinë për ata që publikojnë mbi 50 lidhje në ditë

Jul 3 2017
0 Shpërndarje
Facebook tha se do të reduktojë influencën e një grupi njerëzish të cilët janë zbuluar duke shpërndarë përmbajtje të cilësisë së dobët çdo ditë. Facebook ndryshon algoritmin, redukton shikueshmërinë për ata që publikojnë mbi 50 lidhje në ditë

Facebook tha ditën e Premte se ka implementuar një algoritëm të ri për Furnizuesin e Lajmeve (News Feed) për të reduktuar përhapjen e dezinformimit, uebsajteve sensacionale dhe përmbajtjeve të cilat inkurajojnë përdoruesit ti klikojnë.

Lëvizja është një tjetër hap i rëndësishëm i rrjetit social më të madh në botë për të parandaluar përhapjen e lajmeve të rreme, një betejë që Facebook e ka luftuar prej vitesh u vu në qendër të vëmendjes pas zgjedhjeve presidenciale Amerikane.

Facebook tha se do të reduktojë influencën e një grupi njerëzish të cilët janë zbuluar duke shpërndarë përmbajtje të cilësisë së dobët çdo ditë.

Vetëm 0.1% e përdoruesve të cilët publikojnë mbi 50 postime në ditë hyjnë në këtë kategori tha kompania. Ndryshimi prek vetëm lidhje e jashtme dhe as fotot e postimet e tjera në publikuar në Facebook.

Është algoritmi në sfond i Furnizuesit të Lajmeve i cili vendos se çfarë postimesh do të shihni nga miqtë, reklamuesit apo burime të tjera. Me 2 miliard përdorues aktivë në muaj, Facebook vazhdimisht përmirëson këtë algoritëm. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>