Vëzhgim

Facebook ndryshon faqet për biznese

Feb 29 2012
0 Shpërndarje
Facebook ndryshon faqet për biznese

Ndërmarrja i paraqiti përmirësimet në lidhje me fMC, që është një ngjarje e rrjetit Facebook për tregtarët që është mbajtur në Nju Jork.

Duke iu drejtuar ndjekësve të konferencës, shefja ekzekutive, Sheryl Sandberg, paraqiti përkushtimin e obligueshëm të shpërndarjes shoqërore. “Ajo që nënkupton të jesh shoqëror është që nëse dëshiron të flasësh me mua, ju duhet të më dëgjoni mua po ashtu,” tha ajo, duke treguar që bizneset duhet të ndërlidhen online me konsumatorët e tyre. Rregullat kanë ndryshuar dhe komunikimi një-rrugor tashmë nuk funksionon këmbënguli Sandberg. “Media shoqërore është duke filluar të shndërrojë ndërmarrjet,” tha ajo, duke cituar ndërmarrjen e lojërave Zynga si shembullin më të duhur.

Mike Hoefflinger, i cili është drejtor i marketingut të biznesit në Facebook, u mundua që të shndërrojë domethënien e Sandberg të rrjetit shoqëror në një këshillë domethënëse për bizneset. “Ne jemi duke evoluar nga reklama në rrëfime,” tha ai. “Reklamat vijnë nga çdokush në çdo kohë. Rrëfimet vijnë nga njerëzit dhe gjërat me të cilat jeni të lidhur.”

Me fjalë të tjera, tregtarët më nuk do të reklamojnë në Facebook. Ata do të tregojnë rrëfime dhe rrjeti Facebook do të ndihmojë në shpërndarjen e atyre reklamave (rrëfimeve), tek përdoruesit e rrjetit Facebook. Duke filluar nga sot, tha Hoefflinger, Rrëfimet e Sponsorizuara, së bashku me reklamat Premium, do të jenë të pranueshme për shpërndarje në furnizuesin me përditësime në rrjetin Facebook, që grumbullon mbi 1 miliard mbresa çdo ditë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>