Siguri

Facebook, ndryshon opsionet e privatësisë

Aug 23 2011
0 Shpërndarje
Facebook, ndryshon opsionet e privatësisë

Përditësimi më i ri sjellë sasi të mëdha të ndryshimeve në kuadër të opsioneve të privatësisë por ndryshimet e mëdha përfshijnë: kontrollime precize të profilit, etiketë për analizë të profilit, etiketë për analizë të përmbajtjes, shiko profilin si, kontrollime më të përshtatshme për shkëmbime dhe etiketo këdo.

Përditësimi i ri tani përfshinë edhe një veçori për përdorues që janë të etiketuar në një postim, brenda një fotografie apo videoje, dhe të cilët tani kanë mundësi të konfirmojnë apo largojnë identitetin e tyre para se ai të shfaqet në profilin e tyre. Për të ndihmuar përdoruesit të kuptojnë më mirë ndryshimet e reja Facebook ka shfaqur një video që demonstron përditësimin e ri të opsioneve të privatësisë, të cilat mund të shikohen më poshtë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>