Lajmet

Facebook ndryshon politikat në Timeline

Mar 20 2014
0 Shpërndarje
Facebook ndryshon politikat në Timeline

facebook-cred-cnetuk-600-v1-620x400_610x394Facebook ka lajmëruar agjentët e marketingut se me shumë mundësi do të shohin që numri i personave që arrijnë të shohin postimet e faqeve të bizneseve do të bien në të ardhmen. Dhe kjo është e konfirmuar nga një sërë agjencish lajmesh IT që kanë kontaktuar me Facebook-un për ndryshimet e fundit në politikat e shfaqjes së faqeve në Timeline. Rrjeti social më i përdorur ka qenë i njohur deri kohët e fundit që ka ndryshuar shpesh (dhe gjithmonë në disavantazh të kompanive që kanë faqet e tyre reklamuese në Facebook) formulën e algoritmit që zgjedh përmbajtjen që u shfaqet përdoruesve nga një faqe e caktuar në të cilën ata përdorues janë fansa.

Kompania nuk ka cituar asnjë ndryshim specifik në algoritmin e timeline që do të ishte i dëmshëm për faqet, por i ka njoftuar se postimet e tyre të rregullta do të shihen nga gjithnjë e më pak përdorues në Facebook. “Në muajt e fundit, ne kemi pasur biseda me klientët tanë për uljen e shikueshmërisë së tyre në Timeline. Kjo vjen për shkak të konkurrencës më të madhe që vjen nga klikimi i butonit “Share” ka deklaruar një nga zëdhënësit e Facebook-ut për shtypin.

Deklarata vjen nga një raport i së mërkurës ku citohet një burim anonim që sugjeron që Faceook-u do ta ulë përqindjen e shikueshmërisë për faqet (përfshirë biznese, kompani, marka të ndryshme) në 1% ose 2% në të ardhmen. I pyetur për këtë, zëdhënësi tha: “Ne nuk kemi vendosur asnjë numër përfundimtar se sa shikueshmëri organike do të kenë faqet në bazë të postimeve të tyre. Ashtu si në shumë raste të tjera, nëse bizneset duan të jenë të sigurt që përdoruesit do të shohin përmbajtjen e tyre (pra, reklamimin e biznesit), strategjia më e mirë që ka qenë gjithmonë e mbetet e tillë, është të paguarit për reklamimin.”

Për disa, ky lajmërim mund të duket sikur Facebook po mundohet të fitojë më shumë nga investimet, specifikisht nga faqet që janë direkt në shërbim të bizneseve. Këto ndryshime do të ndikojnë në shtimin e pagesave për reklama në Facebook, për shkak se i detyrojnë kompanitë që të paguajnë që postimet e tyre të arrijnë në audiencë. Këto politika kanë qenë të pritura nga agjentët e marketingut prej kohësh tashmë dhe ka qenë një shqetësim i tyre për reklamimin në Facebook. Edhe pse përdoruesit zgjedhin vetë që të shohin postimet nga faqet që pëlqejnë, fakti që përqindja e tyre ulet e bën më të vështirë për kompanitë. E normalisht, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, përgjigja e Facebook-ut për kritikat që do të marrë nga kjo do të jetë që ndryshimet janë në të mirë të përdoruesit në këtë rrjet social (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>