Lajmet

Facebook ndryshon rrënjësisht mënyrën sesi funksionojnë albumet

Jun 2 2017
0 Shpërndarje
Ngritja e Instagram ku mund të publikonte foto pafund dhe ti perfeksiononi ato ka lënë në hije totalisht albumet e Facebook. Facebook ndryshon rrënjësisht mënyrën sesi funksionojnë albumet

Facebook solli një frymë të re tek albumet fotografike të rrjetit social. Një prej funksionaliteteve më të dashura, Facebook shpreson se me qasjen e re do të ngjallë albumet.

Ngritja e Instagram ku mund të publikonte foto pafund dhe ti perfeksiononi ato ka lënë në hije totalisht albumet e Facebook.

Gjithashtu shpërndaja e fotove që zhduken, të popullarizuara nga Snapchat dhe kopjuar nga disa lojtarë të tjerë madhor kanë kontribuar gjithashtu në rënien e albumeve të Facebook.

 

Duke filluar nga dita e sotme në albumet e Facebook nuk mund të ruani vetëm fotot por edhe statuse, video e check-in-e.

Po nuk përfundon këtu e gjitha sepse një grup miqsh mund të kontribojnë në një album. E gjitha që përdoruesit duhet të bëjnë është të aktivizojnë opsionin “Allow Friends to add to this album.”

Madje mund të ndiqni një album në mënyrë që të qëndroni të azhornuar me aventurat e miqve. Ju mund ti shfaqni albumet në profilin tuaj në mënyrë që të shikohen sa më shumë.

Ndryshime janë dizajnuar për shndërruar albumet e Facebook më shumë në një mjet informues sesa thjeshtë koleksion imazhesh.

Albumet e reja do të jenë të disponueshme në desktop, Android që nga ky moment ndërsa së shpejti në iOS. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>