Lajmet

Facebook në bashkëpunim me BBC prezantoi transmetimet me zë “Live Audio”

Dec 20 2016
0 Shpërndarje
Facebook në bashkëpunim me BBC prezantoi transmetimet me zë “Live Audio”

405Facebook ka ndjekur një fushatë agresive të promovimit të transmetimeve live në rrjetin social megjithatë ka njerëz që nuk ndihen rehat me një video transmetim ku duhet të tregojnë fytyrën e tyre.

Pikërisht për këtë Facebook solli ditën e sotme mundësinë për të realizuar transmetime live vetëm me zë. I quajtur “Live Audio,” kjo veçori e re është një mundësi e artë për transmetuesit si radiot të cilat e shohin audion si formë për të shpërndarë idetë dhe opinionet e tyre për mbarë botën.

Publikues të shquar si BBC World Service, LBC dhe Harper Collins i janë bashkuar tashmë kësaj fushate për të testuar “Live Audio.”

facebook-live-audio-930x934

Facebook bëri të ditur se ekzistojnë planet për zgjerimin e kësaj fushate testimi vitin e ardhshëm. Facebook Live Audio është e disponueshme në iOS dhe Android.

Audio transmetimet live mund ti dëgjoni edhe gjatë shfletimit në furnizuesin e lajmeve por nëse largoheni nga aplikacioni, transmetimi ndërprehet menjëherë.

Sipas rrjetit social ata që do të përfitojnë më shumë janë kompanitë të cilat kryejnë intervista, lexojnë libra, transmetojnë këngë të reja dhe shumë raste të tjera me fokus në audio.

Së fundi ekziston edhe një përfitim sepse nëse gjatë video transmetimit live cilësia e internetit bie, transmetimi kalon automatikisht në audio. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>