Biznes

Facebook në bisedime me bankat për të zgjeruar shërbimin ndaj klientit

Aug 7 2018
0 Shpërndarje
Wall Street Journal kishte raportuar më parë se Facebook kishte kërkuar nga bankat të ndajnë informacion të detajuar financiar në lidhje me klientët e tyre Facebook në bisedime me bankat për të zgjeruar shërbimin ndaj klientit

Facebook Inc (FB.O) tha të hënën se është në bisedime për të thelluar lidhjet me bankat dhe institucionet financiare, duke thënë se kjo mund të ndihmojë firmat të përmirësojnë shërbimin e tyre ndaj klientit.

Kompania e rrjetit social tha se përdoruesit e firmave financiare si PayPal, Citibank dhe American Express mund të lidhin llogaritë e tyre financiare me Messenger në Facebook dhe të bisedojnë me një përfaqësues të shërbimit të klientit.

Wall Street Journal kishte raportuar më parë se Facebook kishte kërkuar nga bankat të ndajnë informacion të detajuar financiar në lidhje me klientët e tyre, duke përfshirë transaksionet me karta dhe balancat e llogarive.

Një zëdhënëse e Facebook tha se kompania mund të shihte disa informacione financiare nga këta përdorues nëse zgjedhin të pranojnë një gjë të tillë, por nuk e përdorin atë për “reklamim apo ndonjë gjë tjetër”.

Gjithashtu në një deklaratë nga Facebook u tha se një pjesë kritike e këtyre partneriteteve ishte ruajtja e sigurisë së këtyre informacioneve.

Sipas kompanisë, e gjithë ideja është se  mesazhet me një bankë mund të jenë një opsion më i mirë se qëndrimi në pritje përmes telefonit. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>