Lajmet

Facebook në gjyq për markën tregtare “Timeline”

Apr 3 2013
0 Shpërndarje
Facebook në gjyq për markën tregtare “Timeline”

facebook gjykataVeçoria Timelines në rrjetin Facebook është bërë shkak që rrjeti shoqëror më i madh në botë të paditet dhe do të dalë në gjyq përpara një jurie, pasi një gjykatë vendosi që ndërmarrja kishte dështuar të paraqes që marka tregtare ishte e përgjithshme ose përshkruese.

Timelines, që është uebfaqe që të paraqes historinë e shpërndarjeve, ngriti një padi kundër ndërmarrjes Facebook në shtatorin e vitit 2011, por nuk ia kishte dalë mbanë që të pengojë rrjetin Facebook që të ofrojë shërbimet e veta për Facebook, por kjo sipas të dhënave nga Gjykata e Qarkut e Shteteve të Bashkuara për Qarkun Verior të Ilinoisit, të Divisionit Lindor, ishte mohuar.

Ndërmarrja ishte hapur në janarin e vitit 2007 dhe lëshoi uebfaqen e vet Timelines në vitin 2009. Ajo përmban numrat e regjistrimit federal të markës tregtare për “Timelines”, “Timelines.com” dhe sipas letrave nga gjykata, për shenjën e dizajnit të “Timelines”.

Kjo ndërmarrje po ashtu drejton një uebfaqe të quajtur LifeSnapz.com dhe shërbime të tjera. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>