Softuer

Facebook në partneritet me Skype sjell mundësinë për “vide-thirrje”

Jul 6 2011
0 Shpërndarje
Facebook në partneritet me Skype sjell mundësinë për “vide-thirrje”

Veçoria e re do t’iu mundësojë përdoruesve të Facebook që të bëjnë video-thirrje me miqtë e tyre duke bërë një apo dy klikime. Edhe pse Skype po fuqizon video-thirrjet, aplikacioni instalohet direkt në ueb shfletues dhe nuk kërkon shkarkimin e ndonjë programi tjetër.

Ikona për video-chat do të paraqitet në dritaret e bisedave në Facebook tek secili profil. Ndërsa ata që nuk mund të presin mund të vizitojnë një faqe për video-thirrje për të filluar shfrytëzimin e veçorisë menjëherë. 

Sipas PCWorld.com për dallim prej veçorisë së Hangout tek Google+, Facebook Video-chat nuk ofron mundësi për video-biseda në grup, dhe nuk ka asnjë mënyrë për të shikuar video së bashku në faqe si YouTube. 

Por në një konferencë për media, CEO i Facebook nuk u shpreh i shqetësuar për këtë fakt. Ai theksoi se Facebook ka shpenzuar pesë vite për ndërtimin e infrastrukturës sociale, që ka 750 milion përdorues aktiv, dhe tani në përgjithësi Facebook është më e fokusuar në shtimin e aplikacioneve të reja e jo vetëm në zgjerimin e bazës së përdoruesve. Sipas Zuckerberg, ata janë vite larg konkurrencës në aspektin e infrastrukturës sociale. 

Në fund u tha se gjatë javëve e muajve në vazhdim do të mund ët shohim lansime të reja të produkteve nga Facebook, dhe përveç kësaj qysh prej ditës së sotme njerëzit do të kenë mundësi për biseda në grup. 

Lajmet e fundit>