Vëzhgim

Facebook në shtator do të ofrojë lajme

Jun 16 2011
0 Shpërndarje
Facebook në shtator do të ofrojë lajme

Sipas Forbes, një numër i këtyre shkarkuesve të lajmeve kanë aplikuar për ta pasur versionin e vet të aplikacionit si shfletues në Facebook. CNN, Daily dhe Washington Post janë shembuj të kësaj vije. “Facebook Editions” ka mundësi që të fillojë në shtator.

Butoni like i rrjetit Facebook është zgjeruar mjaft shumë nëpër faqet online dhe këto faqe të njëjtja do të kenë faqet e tyre në Facebook për dashamirësit e vet, por aplikacioni Editions do të lejojë ofruesit e këtyre lajmeve që ta ndryshojnë ndërfaqen në Facebook, duke e rregulluar atë si një mini-botë të rrjetit Facebook për lexuesit. Autori i Forbes beson që ky rrjet me siguri që të pyes për ndonjë të ardhur dhe shitje të reklamave, të grumbulluara nga këta aplikacione të veçantë.

Ndërmarrjet e lartpërmendura për lajme nuk kanë dhënë ndonjë komentim për këtë veçori që është duke u ndërtuar. Një zëdhënës nga Facebook tha: “Ne nuk kemi ndonjë gjë për të lajmëruar. Faqet e top mediave përgjatë tërë botës janë të lidhur me Facebook dhe ne vazhdimisht flasim me miqtë tanë për mënyrat e përmirësimit të këtyre lidhjeve.”

Google+ka arritur që të ketë 10 milionë përdorues. Këta dy sfidues të njëri-tjetrit janë duke u ndeshur rreth çështjeve si stolisja, privatësia, fotografitë, video-biseda dhe Google+ e ka tashmë në funksion një ide të ngjashme me “Editions”./pcworldalbanian

 

 

Lajmet e fundit>