Lajmet

Facebook negocion blerjen e shfletuesit Opera

May 26 2012
0 Shpërndarje
Facebook negocion blerjen e shfletuesit Opera

Një raport i ri tregon se rrjeti social Facebook, është duke negociuar blerjen e shfletuesit të njohur Opera. Sipas disa burimeve të besueshme nga Tech Blog, rrjeti social dëshiron të blejë atë për shkak se pretendon të zgjeroj shërbimet edhe në fushën e shfletuesve. 

Në rast se këto raporte janë të sakta, atëherë Facebook do të gjendej në konkurrencë me Google, Microsoft, Mozilla, Apple, dhe me Yahoo, e cila së fundmi ka hapur shfletuesin e vet, Axis.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Facebook refuzoi të komentoj në lidhje me këtë çeshtje, një reagim i njëjtë erdhi edhe nga Opera. Kjo kompani në një deklaratë për media tha “Si politikë standarde që kemi, ne në Opera nuk u përgjigjemi thashethemeve që qarkullojnë në treg”.
 
Gjithsesi, The Next Web raportoi se “një burim i afërt me Opera” u tha atyre se kompania është në mes të një pauze, dhe po kërkon një blerës. Bordi i kompanisë raportoi se po konsideron mundësinë e të qenit pjesë e një kompanie më të madhe, në vend që të përpiqet të rritet vet.

Opera, e cila krijon shfletues për desktop, smartfonë dhe tabletë është e rregjistruar ne Oslo Stock Exchange. Kompania thotë se ka rreth 270 milionë shfrytëzues çdo muaj. Facebook nga ana tjetër, bleu aplikacionin Instagram për 1 miliard dollarë, dhe para dy ditësh lansoi aplikacionin tjetër Facebook Camera. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>