Blog

Facebook nis kontrollin e fotove dhe videove për manipulime

Mar 30 2018
0 Shpërndarje
Verifikimi i fotove dhe videove filloi ditën e Enjte në Francë me asistencën e AFP-së dhe së shpejti do të shtrihet në më shumë vende dhe partnerë the menaxherja e produktit. Facebook nis kontrollin e fotove dhe videove për manipulime

Ditën e Enjte rrjeti social Facebook lajmëroi se kishte nisur verifikimin e fotove dhe videove për të reduktuar mashtrimet dhe lajmet e rreme që kanë pushtuar median sociale më të madhe në botë.

Prej disa muajsh Facebook është vënë në qendër të kritikave për përhapjen e lajmeve të rreme.

Gjithashtu ka pasur ankesa nga përdoruesit për privatësinë dhe skandali i fundit Cambridge Analytica provoi se ankesat nuk janë të pabaza.

Fotot dhe videot e manipuluara janë një tjetër problem në ngritje.

Verifikimi i fotove dhe videove filloi ditën e Enjte në Francë me asistencën e AFP-së dhe së shpejti do të shtrihet në më shumë vende dhe partnerë the menaxherja e produktit.

Aksionet e Facebook u rritën me 4.4% menjëherë pas lajmit. Facebook gjithashtu ka provuar mënyra të tjera për parandalimin e lajmeve të rreme.

Në Janar shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg tha se do të adresonte përhapjen e lajmeve të rreme përmes anketave drejtuar përdoruesve. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>