Lajmet

Facebook nuk do të lejojë më postimin e reklamave falas

Nov 15 2014
0 Shpërndarje
Facebook nuk do të lejojë më postimin e reklamave falas

fbx-650x347Rrjeti social ka ndryshuar disa nga politikat e tij përsa i përket reklamimeve. Facebook Inc i ka kërkuar firmave të ndryshme të mos publikojnë më në këtë rrjet social postime të llojit publicitar, vetëm nëse ata janë duke paguar për një shërbim të tillë.

Me anë të një postimi në blogun e kompanisë, rrjeti social tha se duke filluar që nga viti i ardhshëm përdoruesit nuk do të mund të shkruajnë postime me qëllim reklamimin e produkteve. Atyre do u duhet të instalojnë një aplikacion të ri që Facebook do të lançojë posaçërisht për këto postime. Aktualisht Facebook ka kufizuar reklamat, por më tepër kufizime priten të vijnë vitin e ardhshëm. Sipas kompanisë kur postimet falas duken si reklama, ato ndikojnë negativisht në eksperiencën e përdoruesit. Ky ndryshim është veçanërisht një lajm i keq për firmat apo markat të cilat kanë shpenzuar vite për të rritur numrin e pëlqimeve në Facebook. Sipas Zuckerberg kjo gjë do tu sjellë një eksperiencë më të mirë përdoruesve të Facebook. Ai shtoi se në faqen e një përdoruesi shfaqen rreth 1500 postime në ditë dhe për të bërë reklamë në një nga këto postime duhet të paguash.

Si pasojë e kësaj mund të themi se Facebook po braktis marketingun social. Ndaj nëqoftëse ju jeni një markë, 98% e fansave tuaj nuk do të shohin postimet tuaja. Rrjeti social po punon gjithashtu për të rritur cilësinë e postimeve dhe kufizimi i reklamave është një pjesë e kësaj strategjie. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>