Facebook nuk do të mbyllet

Aug 13 2011
0 Shpërndarje
Facebook nuk do të mbyllet

Disa ditë pasi që ishte lajmëruar se Anonymous do të sulmonte rrjetin Facebook, anëtarët e tjerë të grupit e kanë hedhur poshtë një plan të tillë.

“Ne absolutisht e mohojmë #OpFacebook,” ishte cekur në një cicërimë nga llogaria @AnonyOps, e cila llogari është përdorur në një numër të komunikatave nga grupi Anonymous. “Ne jemi të supozuar që të luftojmë për përdoruesit, jo kundër tyre. Ju lutemi që të mos e keqpërdorni intimitetin privat të qytetarit.” Pohimi përcolli klipin në YouTube në të cilin dikush fliste në emër të Anonymous dhe që premtonte se do ta rrëzonte rrjetin Facebook, më 5 nëntor, për të kundërshtuar rregullat për privatësi.

“Vritni Facebook-un për hir të privatësisë tuaj,” thoshte folësi në videon e paraqitur, duke thënë që Anonymous kishte bashkëpunuar me autoritetet në Egjipt, Siri dhe diku tjetër për të identifikuar aktivistët kundër-qeveritarë.

Videoja dy minutëshe tregon se Facebook keqpërdor informacionet personale edhe nëse përdoruesi e fshin llogarinë e vet. “Facebook di më shumë për ju se sa familja juaj,” tha zëdhënësi në video.

Video paramendoi që do të kishte reagime kundërshtuese nga miliona përdorues të rrjetit Facebook kundër planit për rrëzim të këtij rrjeti. “Një ditë ju do të shihni prapa dhe do ta kuptoni se atë që e kemi bërë është e drejtë,  ju do të falenderoni zotëruesit e internetit, ne nuk po ju dëmtojmë por po ju ruajmë”, thuhej në video.

Hulumtuesit fillimisht dyshuan nëse kjo porosi ishte nga Anonymous, sepse po përcillej me metodën e zakonshme të grupit, që bashkangjet rrjetin Twitter dhe një blog online. Por grupi reagoi rreth videos nëpërmjet llogarisë së vet në Twitter./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>