Lajmet

Facebook nxjerr një mënyrë të re falënderimi

Nov 17 2014
0 Shpërndarje
Facebook nxjerr një mënyrë të re falënderimi

Say-Thanks-692x360Facebook, rrjeti më popullor social, nxjerr një mënyrë të re falënderimi nëpërmjet tij. Duke qenë se përdoruesit e Facebook komunikojnë me anë të kësaj platforme me njerëzit më të afërt dhe të dashur të tyre, u pa e arsyeshme që të krijohej një aplikacion i ri: Say Thanks (Thuaj faleminderit). Ky aplikacion do të sillet në disa gjuhë si anglisht, frëngjisht, gjermanisht, indonezisht, italisht, portugalisht, spanjisht dhe turqisht.

Ju kujtohet kur kohë më parë Facebook krijoi atë që quhej Lookback (Shih pas në kohë), e cila konsistonte në krijimin e një videoje një minutë të gjatë që tregonte udhëtimin tuaj me Facebook. Tani vjen një aplikacion uebi “Say Thanks”, i cili tregon lidhjen tuaj me një nga shokët tuaj të Facebook. Ajo që duhet të bëni ju, është zgjedhja e atij shoku të cilin ju doni të falënderoni me këtë video, dhe Facebook do të bëjë gjithë të tjerat. Pra, “Say Thanks” ju lejon të krijoni një kartolinë në formë videoje të personalizuar për shokët tuaj në Facebook.

saythanksscreenshot2Aplikacioni i ri “Say Thanks” ju sjell më afër me miqtë dhe të dashurit tuaj duke qenë se nuk ka një numër të caktuar videosh që mund të krijoni. Mënyra e krijimit të këtyre videove është tepër e lehtë; Shkoni tek facebook.com/thanks dhe zgjidhni një nga shokët tuaj. Më pas vetë Facebook do të gjenerojë një video, ku ju do të keni të drejtën të ndryshoni fotot dhe postet që të tregojnë sa më mirë të jetë e mundur shoqërinë tuaj me njeriun në fjalë. Pasi të krijoni videon e dëshiruar, thjesht klikoni butonin “share” dhe do të keni mundësinë të shkruani diçka me këtë postim. Ai do të postohet në murin tuaj, dhe atë të shokut tuaj, duke qenë se ai do të jetë etiketuar gjithashtu.

Facebook vazhdon kështu të përmirësohet me qëllim qëndrimin në majat e klasifikimeve të rrjeteve sociale, dhe deri tani duket se ja ka dale mbanë më së miri. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>