Lajmet

Facebook ofron mjete të reja për fushatat dhuruese

Mar 30 2017
0 Shpërndarje
Mjeti i ri i quajtur Personal Fundraiser ofrohet për përdoruesit e moshave mbi 18 vjeç të cilët "mund të kërkojnë mbështetje financiar për vetvehten, miqtë, dikë apo diçka në Facebook," u shpreh rrjeti social. Facebook ofron mjete të reja për fushatat dhuruese Photo Source: Facebook

Facebook prezantoi ditën e sotme mjetet të reja të dhurimit në rrjetin social ku përdoruesit mund të kontribojnë në vlerë monetare për kauza në fushën e edukimit, shëndetësisë, krizave humanitare, emergjencave personale dhe funerale.

Mjeti i ri i quajtur Personal Fundraiser ofrohet për përdoruesit e moshave mbi 18 vjeç të cilët “mund të kërkojnë mbështetje financiare për vetveten, miqtë, dikë apo diçka në Facebook,” u shpreh rrjeti social.

Fillimisht ky shërbim do të jetë i disponueshëm vetëm në SHBA. Përdoruesit me faqe të verifikuara si figurat publike, gjithashtu mund të shtojnë butona dhurimi në videot live për organizatat jofitimprurëse.

Fushata dhe mjete të tilla njihen gjerësisht nga përdoruesit përmes GoFundMe. Megjithatë jo pak herë kanë rezultuar në vjedhje masive. Facebook u shpreh se do të marrë deri në 24 orë kohë përpara se të aprovojë fushtatat për ti verifikuar.

Duke qenë se këto fushata dhurimi do të mund të krijohen vetëm nga profile reale të verifikuara, dhuruesit kanë mundësi të shohin se kush është personi pas tyre.

Një prej ambicjeve më të spikatura të ekzekutiv Zuckerberg ka qenë pikërisht filantropia ku ka premtuar të japë shumicën e pasurisë së tij për kauza humanitare. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>