Lajmet

Facebook ofron reklamim falas për grupet anti-terroriste

Jun 23 2017
0 Shpërndarje
Shefja operative e Facebook, Sheryl Sandberg tha se në rrjetin social nuk ka vend për urrejtje e as dhunë. Facebook ofron reklamim falas për grupet anti-terroriste

Facebook do të ofrojë reklamim falas për grupet e anti-terrorit si kundërpërgjigje ndaj akuzave se ka lejuar lulëzimin e propagandës ekstremiste në platformën e saj.

Sot rrjeti social publikoi një sërë masash të reja pas presionit nga qeveria Britanike, vend i cili është goditur më së shumti muajt e fundit nga atentate terroriste.

Shefja operative e Facebook, Sheryl Sandberg tha se në rrjetin social nuk ka vend për urrejtje e as dhunë.

Disa grupe Britanike do të përfitojnë kredite falas të cilat do të përdoren për reklamim. Jo Cox Foundations dhe Institute for Strategic Dialogue janë dy grupet e para do të përfitojnë.

Ato do të kenë mundësi të promovojnë mesazhet e tyre për të luftuar radikalizmin pas as edhe një kosto shtesë në rrjetin social.

Grupet terroriste si Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit janë përpjekur vazhdimisht të shfrytëzojnë rrjetin social Facebook dhe media të tjera për të rekrutuar ndjekës.

Përveçse do të ofrojë reklamim falas për grupet jofitimprurëse, Facebook tha se do të mbështesë financiarisht hulumtimet të cilat kërkojnë mënyrat më të mira për të luftuar përmbajtjet terroriste online.

Masat e reja janë në fuqi nga dita e sotme në Britani dhe pritet që ato të implementohen në një shkallë më të gjërë në muajt në vijim. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>